Fatura e Olimpiadës 11.1 miliardë euro, shpenzime marramendëse për Lojërat e Parisit, por rekordin e mban Tokio

1 month ago 28
Reklamë

11.1 miliarde euro do të jetë fatura totale e lojërave olimpike të Parisit. Bëhet fjalë për një ndikim ekonomik të shtrire në 16 vite, nga 2017 kur nisën përgatitjet e deri ne vitin 2034. Ky në fakt ësht përfundimi i dalë nga një studim i porositur nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe Komiteti Organizativ Paris 2024 në Qendrën për Ligjin dhe Ekonominë e Sportit të Universitetit të Limoges.

Edhe pse të ardhurat pritet të jenë gjithashtu të konsiderueshme, nuk janë të papërfillshme edhe shpenzimet për organizimin e Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike. Investimet me miliarda euro janë fokusuar më shumë unë infrastrukturë, të tilla si vendet e garave apo vendet e trajnimit.

Fshati Olimpik gjithashtu është një investim o madh, pasi do të shndërrohet në shtëpi dhe zyra që do të strehojnë 6000 banorë dhe 6000 punëtorë. Shpenzimet për Paris 2024, ndonëse mbresëlënëse, janë dukshëm më të ulëta se ato për Olimpiadën Tokio 2020, e cila u rrit për shkak të shtyrjes me një vit viti për shkak të pandemisë Covid: Lojërat Japoneze, të mbajtura tre vjet më parë, kushtuan deri në 13.3 miliardë. euro.

Olimpiada e Parisit, nis të premten e ardhshme në 26 korrik dhe mbaron në 11 gusht. Në total do të marrin pjesë 10,700 atletë nga 206 vende në mbarë botën. 15 milionë njerëz pritet të jenë në kryeqytetin francez gjatë Lojërave Olimpike duke llogaritur ketu edhe Paraolimpiadën që do të zhvillohet më pas nga 28 gushti deri më 8 shtator. /vizionplus.tv

Read Entire Article