“Ferma në festë”, koncerti i jashtëzakonshëm në “Ferma VIP”, rikthehen këngët hit

5 months ago 35

Në ambiente e “Ferma VIP” u organizua një koncert i jashtëzakonshëm, me drejtore artistike Elsa Lilën dhe ndihmën e Renis Gjokës.

“Ferma në festë” kishte në thelb muzikën dhe baletin, ku në vëmendje u rikthyen këngët hit të disa viteve më parë.

“Fati ynë shpresë e marrëzi” e Aurela Gaçes u këndua me një zë brilant nga Xhesika Polo.

Valeri ndezi atmosferën me këngën “Dimëroj”, ku është shoqëruar edhe nga vajzat, të cilat kërcenin.

Nën tingujt e pianos, Albano Bogdo performoi këngën “Mirëmëngjes nëna ime” të Ylli Bakës.

Ndërsa Robert Aliaj risolli këngën e tij “Dy gjysma molle” në “Ferma Vip”.

Çiljeta Xhilaga këndoj këngën e saj “Dorëheqja”, ku për performancë u vesh me një fustan nusërie./vizionplus.tv

Read Entire Article