Fermerë nga e gjithë Greqia janë mbledhur për të marrë pjesë në protestën që pritet të zhvillohet këtë pasdite në qendër të Athinës.
Marshimi i fermerëve drejt kryeqytetit nisi mëngjesin e të martës.
Më shumë se 5000 fermerë pritet të marrin pjesë, me 60 autobusë dhe rreth 180 traktorë.
Po ashtu disa prej pjesëmarrësve do të udhëtojnë edhe me makinat e tyre. Tubimi pritet të mbyllet rreth orës 22:00 të mbrëmjes, por automjetet dhe makineritë do të vijojnë të qëndrojnë të parkuara deri mëngjesin e të mërkurës.
Policia ka marrë masa, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet gjatë kohës që zhvillohet protesta. Fermerët protestojnë pasi sipas tyre po përballen me kostot e larta, uljen e çmimeve të prodhimeve si dhe produktet që vijnë të lira nga importi.
Ndërkohë në pikën kufitare të Kakavijës, që lidh vendin tonë me Greqinë është bllokuar lëvizja e mjeteve të mëdha dhe situata pritet të kthehet në normalitet mëngjesin e të mërkurës. /vizionplus.tv