Fiorentina në gjysëmfinalën e kupës, “vjollcët” mundin me penallti Bolognia-n, sot Milan -Atalanta

8 months ago 33
Reklamë

Fiorentina është gjysëmfinalistja e parë e kupës së Italisë. Vjollcët mundën Bolonjën në duelin çerekefinal luajtur në Artemio Franki dhe tani presin të njohin rivalin e tyre që do të dalë nga çifti Milan-Atalanta, sfidë e cila luhet sonte.

Fiorentina dhe Bolonja, dy prej skuadrave më interesante të këtij sezoni në kampionatin italian ku renditen në vendin e katërt dhe të pestë, luajtën një ndeshje mjaft të fortë në Toskanë, një sfidë ku gjithsesi mungoi goli pasi 90 minutat dhe shtesat u mbyllën 0 me 0.

Megjithatë duhet theksuar se miqtë e trajnerit Tiago Mota bënë një ndeshje shumë më të mirë por ishin goxha të pafat pasi në 120 minuta lojë goditën tre herë shtyllën e skuadrës vjollcë.

Zirke, Orsolini dhe Kristiansen ishin autorë të goditjes së shtyllave, ndërkohë që në krahun tjetër u desh një mrekulli në skorupsit që Marttinez quarta të mos shënonte për Fiorentinën në minutën e 90.

Te penalltitë vendosi gabimi i Posh, i vetmi që nuk mundi të shënojë ndër 10 penalltitë që u ekzekutuan.

Fiorentina fiton 5 me 4 me penallti dhe mbetet në lojë për një trofe ku sezonin e kaluar shkoi deri në finale dhe u mund nga Interi./vizionplus.tv

Read Entire Article