Flamur Noka nga parlamenti: Sot presidenti erdhi si ministër i Edi Ramës, ishte vetëm një faktor destabiliteti

8 months ago 31
Reklamë

Pasi penguan Presidentin Begaj të mbante fjalën e tij në Parlament, deputetët demokratë vijuan të krijonin zhurmë dhe tension në sallën e Kuvendit. Kjo bëri që kryeparlamentarj Lindita Nikolla të mbyllte seancën e sotme plenare për 13 minuta.

Nga ambientet e jashtme të Parlamentit, deputeti dmeokrat Flamur Noka tha se Begaj ndodhej në Kuvend vetëm për të bekuar ndryshimet e ligjit që dhunon opozitën.

Noka: Presidenti erdhi si shërbëtor i përulur i Edi Ramës për të bekuar ndryshimet e ligjit që dhunon opozitën, ndryshimet e ligjit që i heq opozitës çdo të drejtë kushtetuese. Erdhi si një ministër propagande.

Sot Presidenti i Republikës u pa qartë para gjithë shqiptarëve se nuk është faktor bashkues dhe siç e thotë kushtetuta, unitet i kombit, por erdhi si ministër për të bërë propagandë për ashpërsimin e diktutaturës dhe për mbylljen e çdo hapësire lirie dhe kushtetuese për opozitën. Sot Edi Rama vetëm e thelloi skandalin e opozitës, sot presidenti ishte vetëm një faktor destabiliteti me sjelljen e tij dhe asgjë tjetër më shumë.

Pra këto janë të gjitha arsye plus që opozita do të vazhdojë aksionin dhe mosbindja civile është zgjidhja e vetme për të shpëtuar nga zgjedha e këtij regjimi kriminal./vizionplus.tv 

Read Entire Article