Flasin familjarët e 14-vjeçares shqiptare që ra nga kati i shtatë: E hodhi i dashuri, ishte viktimë e dhunës

2 hours ago 14

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Piacenza të Italisë, ku një 14-vjeçare shqiptare është hedhur nga çatia e një pallati dhe si pasojë ka humbur jetën.

Policia ka shoqëruar të dashurin e saj 15-vjeçar shqiptar, i cili ishte i pranishëm në momentin e hedhjes së vajzës. Pasi u mor në pyetje për një kohë të gjatë, ku kishte deklaruar se e mitura u hodh vetë, ai u la i lirë nga autoritetet. Ndërkohë për familjarët e viktimës, ai është i dyshuari kryesor.

 “E hodhi poshtë, ajo nuk ishte e çmendur apo e dëshpëruar, ajo ishte një tjetër viktimë e dhunës”, shkruan motra e viktimës në rrjetet sociale. “Ishte i fiksuar pas saj, ajo  përpoq në çdo mënyrë ta largonte”, ka shkruar ajo, duke publikuar edhe disa screenshot nga bisedat e tij me motrën të cilat nxjerrin në pah disa nga sjelljet e djalit të konsideruara si problematike.

Sipas mediave italiane, e mitura ka rënë nga çatia e katit të shtatë, duke rënë në një tarracë të madhe tre kate më poshtë. Trupi i saj u transportua në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Pavia për autopsinë e cila duhet të kryhet në fillim të vitit të ardhshëm. Miqtë e viktimës pohojnë se ajo nuk kishte ndonjë shenjë që do kryente vetëvrasje dhe se ajo po planifikonte një udhëtim në Paris me nënën e saj. /vizionplus.tv

Read Entire Article