Flet avokati i Klea Prengës: Ishte një sulm për të prishur imazhin e saj!

1 hour ago 14

Dy muaj pas shpalljes në kërkim, motrat Berisha u dorëzuan dy muaj pas ngjarjes së rëndë në Tiranë, ku dhunuan me shishe qelqi Klea Prengën, duke i shkaktuar dëme të rënda në fytyrë.

Për të folur mbi këtë temë i ftuar në studion e emisionit “Jetë Shqiptare” në RTSH ka folur ekskluzivisht avokati i Klea Prengës, Alfred Duka i cili u shpreh se të pandehurat janë njohur me masën e sigurimit ku janë marrë në pyetje nga gjykata me dyer të mbyllura.

“Sot ishte masa e sigurisë për të pandehurën Marinela Berisha dhe i është komunikuar masa e sigurimit ndaj saj si dhe është marr në pyetje nga gjykata me dyer të mbyllura.  Njoftimi i masës së sigurimit apo vlerësimi i kushteve të caktimit të asaj mase është një seancë formale e cila ka të bëjë me verifikimin e identitetin e personit ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit në mungesë dhe nuk sjellë asnjë lloj zhvillimi tjetër në kuptimin e lehtësimit apo të rëndimit të masës për askënd në rastin konkret nuk mund të këtë as lehtësimin të masës apo rëndim pasi ajo është me masën e sigurimit më të ashpër siç është ajo e arrestimit me burg”, u shpreh avokati.

Për sa i përket masës për motrën e të pandehurës së Marineles, Antonela Berisha avokati shprehet se Gjykata ka vendosur arrest me burg për Marinela Berishën dhe detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore për Antonela Berishën.

“Gjykata në mungesë për të dyja ka vendosur për të parën Marinelën arrest me burg dhe për Antionelën detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore.

Avokati i Klea Prengës theksoi gjithashtu se mjekësia ligjore pasi ka kryer aktet e ekspertimit me objekt verifikimin e nivelit të dëmtimit të Klea Prengës, është vlerësuar se dëmtimi që ajo ka marrë nuk kanë qenë i rrezikshëm për jetën në momentin e shkaktimit.

“Nga ana shëndetësorë në kuptimin klinik te fjalës ka marrë ndihmën mjekësore të duhur dhe e ka kaluar ndërsa nga ana psikologjike është në një gjendje e cila e reflekton në ngarkesë psikologjike e cila duket edhe në komunikim. Ky është një perceptim i imi jo profesional. Mjekësia ligjore ka kryer dy akte ekspertimi me objekt verifikimin e nivelit të dëmtimit të Klea Prengës. Në aktin e parë është vlerësuar se dëmtimi që ajo ka marrë nuk kanë qenë të rrezikshme për jetën në momentin e shkaktimit por me një shtesë që duhet të verifikohen pas 30 ditësh të kryerjes së akti të ekspertimit. Duhet të verifikoheshin situata në lidhje me shëmtinë, me çfarë do të mbetet me dëmtime të përhershme të pamjes fizike të saj.  Nëse shëmtia fizike është e përjetshme atëherë vepra e kryer ndaj saj janë dëmtime që kategorizohen si plagosje e rëndë e kryer me dashje”, u shpreh avokati.

Avokati Alfred Duka tha gjithashtu se sulmi ndaj Klea Prenges ishte për të shëmtuar pamjen e saj.

“Klientja ime ka bërë në rrjetet sociale një deklaratë e cila kërkon drejtësi ndaj veprimeve që janë kryer ndaj saj. Hetimet ndaj të dyja motrave janë nën akuzën e plagosjes së rëndë me dashje kryer në bashkëpunim. Kjo vepër konsiderohet në rrethana cilësues që do të thotë se dënimi duhet të jetë më i lartë se minimumi që parashikon dispozita. Por edhe mënyra se si është vepruar nga të . Duke qenë se Klea Prenga është një vajzë e re po themi cilësinë më të spikatur të saj ka hijeshinë fizike dhe për shkak të profesionit dhe të pandehurat motrat Berisha kanë sulmuar në pikën më të fortë të saj. Duke qenë se të gjitha veprimet e motrave janë të fiksuara nga kamerat e sigurisë kuptohet se cili ka qenë qëllimi i tyre. Ky është një veprim gati i paprecedentë në kriminalistikën shqiptare. Arsye është se është sulmuar një femër për shkak të cilësive që ka dhe është sulmuar pikërisht për ta shëmtuar. Plagosja e rëndë me dashje parashikohet nga neni 88 i kodit penal dhe ka për mase dënimi nga 3-10 vjet, por kur kryhet ne bashkëpunim apo në rrethana të tjera cilësuese sigurisht që pritshmëritë për dënimin duhet të jenë më të larta se minimumi. Komunikoj shpesh, Klea Prenga është jashtë Shqipërisë, ajo vazhdon të jetë e tronditur, ndonjëherë kërkon me insistencë të lartë që drejtësia të veprojë”, tha avokati.

/a.r

Read Entire Article