Të dielën mbahet Maratona e Tiranës, Veliaj: Mirëpresim 4000 vrapues nga e gjithë bota

2 hours ago 12

Kjo fundjavë do të rikthejë në kryeqytet maratonën e përvitshme në Tiranë. Me rastin e këtij aktiviteti që do të shtrihet në rrugët kryesore të qytetit do të ketë bllokim të rrugëve dhe devijim të trafikut për transportin urban.

Kufizimi i qarkullimit të automjeteve do të nisi që ditën e shtunë më 19 Tetor 2024, nga ora 09:00 deri në orën 11:00, për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv “Maratona Fun Run” e cila do të zhvillohet përgjatë bulevardit “Dëshmorën e Kombit” duke nisur nga sheshi “Nënë Tereza” dhe e ka finishin në Sheshi “Skënderbej”.

Maratona e Tiranës e cila zhvillohet të dielën më 20 Tetor, do të nisë në orën 09:00 të paradites dhe do të zgjasë deri në orën 16:00, duke sjellë edhe bllokimin e rrugëve kryesore. Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për mbarëvajtjen e maratonës.

“Ftesa për të gjithë qytetarët nëse janë tipa të vrapit dhe të sportit, të dalin dhe të na bashkohen, të tjerët nëse duhet të dalin për fundjavë të dalin para orës 7:30-8:00 kur ne fillojmë mbylljen totale për maratonën. Kështu sigurohemi që 4,000 të huaj që vijnë në Tiranë, 4,000 mijë vrapues, atletë dhe familjet e tyre të kenë një kohë të jashtëzakonshme në Tiranë, të kalojnë mirë. Tirana të jetë vërtetë një kartolinë e bukur dhe e pastër e imazhit të ri të Shqipërisë”.

Sipas planit të masave të Bashkisë së Tiranës, ndalohet qarkullimi i automjeteve në bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe rrugët lidhëse nga ora 08.00 -16.00. Po ashtu bulevardi “Bajram Curri” kryqëzim me rrugën e “Elbasanit”. Të bllokuara do të jenë edhe bulevardi Zogu i Parë dhe Bulevardi i Ri, si dhe rruga Myslym Shyri, rruga e Kavajës dhe ajo e Durrësit.

Të gjitha linjat e transportiti publik që operojnë brenda kryeqytetit do tëdevijohen deri në orën 16:00, ndërsa linja e gjelbërt pezUllohet përkohësisht.

/a.r

Read Entire Article