Ndryshimi i temperaturave ka shtuar numrin e atyre që kërkojnë ndihmën e mjekëve në spitale.
Në urgjencën e Elbasanit thuajse çdo ditë paraqiten 200 persona që shfaqin sëmundje virale por edhe komplikacione të ndryeshme.
Shqetësim thotë Shefi i Shërbimit të Urgjencës Ergys Mici është fakti se viroza ose gripi prek me shumë ata persona që kanë imunitet më të dobët, si mosha e tretë dhe fëmijët
Për të shmangur dyndjet në dyert e urgjencës specialistet u bëjnë thirrje qytetarëve që fillimisht t`ju drejtohen mjekëve të familjeve ne qendrat shëndetësore./vizionplus.tv/