Fluturimi i parë i “Starship”, anija kozmike i rezultoi temperaturave deri në 3000 gradë Celcius

1 month ago 24

13 tetori i vitit 2024, konsiderohet një ndër datat më të rëndësishme që lidhen me hapësirën, pasi ndodhi fluturimi i parë i anijes kozmike “Starship” i SpaceX.

Kompania SpaceX e Elon Musk lëshoi anijen kozmike gjigande në një provë pa ekuipazh, dhe raketa që i dha shtytjen u rikuperua me krahë robotikë gjigandë.

Anija kozmike “Starship” pasi bëri një trajektore rreth planetit tonë, u rikthye në atmosferë mbi Oqeanin Indian. Ajo i ka rezistuar edhe temperaturave deri në 3000 gradë Celcius.

Realizimi me sukses i kësaj prove tregoi se përmirësimet teknologjike dhe të inxhinierisë aerospaciale funksionuan në mënyrë të jashtëzakonshme, duke zgjidhur gjithë problemet e mëparshme.

Super Heavy Starship si strukturë përbëhet nga dy stade. Super Heavy është 70 m dhe ka 33 motorë Raptor me metan, ndërsa “Starship”, pjesa e sipërme, është 49 m dhe ushqehet nga 6 motorë “Raptor”.

Të dy stadet janë të projektuar të ripërdoren, njëri për të krijuar shtyrjen e nisjes dhe tjetri për të realizuar misionet, që do të jenë ato që do çojnë njeriun në Hënë e Mars në të ardhmen, ndër idetë më ambicioze të SpaceX.

Në kuadër të misionit të Nasës Artemis, bëhet me dije së në fund të viti 2026 pritet që Starship, të transportojë në polin jugor të Hënës astronautët, për eksplorimin hapësinor.

Read Entire Article