Të rinjtë revolucion në teknologji, krijojnë aplikacione me Inteligjencën Artificiale për njerëzit në nevojë

2 days ago 31

Shkolla “Sami Frashëri” është bërë një vatër inspirimi për talentet e reja që synojnë të sjellin ndryshim përmes teknologjisë.

Rubin Nuredini, me ndihmën e inteligjencës artificiale, ka zhvilluar një aplikacion që përkthen tekstet në gjuhën e shenjave, duke krijuar një mundësi komunikimi në kohë reale për personat me vështirësi dëgjimi. Rubini synon integrimin e këtij aplikacioni në shkolla.

“Kam pasur një shok që kishte probleme komunikimi dhe përballimi i barrierave ishte një sfidë e madhe për të dy. Krijimi i këtij aplikacioni është përpjekja ime për të ndihmuar ata që ndihen të izoluar. Të mësosh gjuhën e shenjave është kulturë dhe respekt”, thotë ai.

Nensi Allushi është përkushtuar në një projekt po aq të ndjeshëm, një faqe që ofron mbështetje psikologjike anonime për individët. Nensi e sheh këtë platformë si një urë komunikimi me profesionistë të fushës.

“Jam përballur me shumë raste ku shfaqen shenja depresioni. Duke krijuar këtë faqe, dëshiroj t’i jap mundësinë çdo personi të kërkojë ndihmë, të jetë i dëgjuar dhe të gjejë mbështetje anonime nga psikologët”, u shpreh ai.

Teknologjia është fusha që po tërheq gjithnje e më shumë vëmendjen e të rinjve vitet e fundit. /vizionplus.tv

Read Entire Article