Wikipedia, ka arritur 100.000 artikuj në gjuhën shqipe.
Kjo faqe ndërkombëtare ka njoftuar se po bëhet një burim i rëndësishëm për shqiptarët “dhe për cilindo që dëshiron të mesojë më shumë”.
Enciklopedia online ka njoftuar se këta artikuj janë shkruar nga vullnetarë që kanë kontribuuar në 20 vjet, ndërsa bëri me dije se në gjuhën angleze janë 6.8 milionë artikuj e 68 milionë në gjuhë të tjera.
Në njoftim u tha se komuniteti shqiptar në këtë enciklopedi falas kontribuon edhe në gjuhë të tjera dhe projekte që lidhen me Wikipedian.
“Në këtë rrugëtim të gjatë prej më shumë se 20 vitesh me sfida e suksese, komuniteti shqiptar në Wikipedia ka treguar forcën dhe pasionin për të ndarë dijen e lirë dhe për ta bërë të qasshme te të gjithë njerëzit. Me tema te ndryshme, artikujt në Ëikipedia shqip po bëhen dita-ditës një burim i rëndësishëm për shqiptarët dhe për cilindo që dëshiron të mësojë më shumë. Wikipedia është enciklopedia e lirë që secili mund ta redaktoj. Ëikipedia në anglisht ka 6.8 milionë artikuj ndërsa të gjitha gjuhët së bashku rreth 68 milionë dhe në ngritje. Përveç artikujve në shqip, komuniteti shqiptar kontribuon edhe në anglisht dhe gjuhët tjera, si dhe në projektet simotra: repozitorin multimedial Ëikimedia Commons, bazën e lirë të dijes Wikidata etj”, thuhet në njoftim.