Formacioni më i mirë i Euro 2024 sipas OPTA

1 month ago 43
Reklamë

Euro 2024 prodhoi jo vetëm rekorde të reja por nxori në pah edhe aftësi individuale të futbollistëve.

Faqja më e njohur e statistikave OPTA ka publikuar formacionin më të mirë të Euro 2024. Sipas analizës së bërë nga OPTA portieri më i mirë këtë Europian është gjeorgjiani Mamardashvili.

Ndërsa katërshja e mbrojtjes përbëhet nga gjermani Kimish në krahun e djathtë i cili ka treguar shpesh se është një ndër më të mirët në qarkullim, ndërsa në të majtën është autori i asistit të golit të fitores në finale, spanjolli Kukureja, kdëra qendra nga Akanzhi i Zbvicrës dhe Gai i Anglisë.

Fabian Ruiz i Spanjës dhe Toni Kros i Gjermanisë janë dy emrat e mesfushës së këtij formacioni, që krijonin lojë por edhe mbulonin prapavijën me veprimet e tyre.

Sa u përket tre lojtarëve që mbështetin sulmuesin, ata i përkasin të gjithë Spanjës dhe ishin titullarë në finale pasi të dhënat e OPTA vendosin aty Uilliams, Olmo dhe Jamal. Ndërkohë, në repartin e avancuar, si qendërsulmues vendoset holandezi Gakpo.

Read Entire Article