FOTO+EMRI/ Kush është 52-vjeçari shqiptar, “koka” e bandës që u arrestua në Belgjikë

8 months ago 41
Reklamë

Fatos Markaj është 52-vjeçari shqiptar që u arrestua në Belgjikë, si “koka” e një bande për trafikimin e armëve dhe municioneve luftarake nga Amerika Latine.

Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj ka siguruar edhe foton e Markajt, që është ky që shihni më poshtë. Ai është pronari i lokalit “Pimpelholf” në Belgjikë ku anëtarët e grupit të shqiptarëve që trafikonin armë, mblidheshin dhe flisnin për planet e tyre.

Lexo edhe :

Related Posts

Informacionet e mbledhura, policia shqiptare ia dërgoi autoriteteve belge, ku 6 prej anëtarëve të grupit kriminal, ishin në hetim prej vitit 2022 për trafik armësh me drejtues një shqiptar.

Shqiptarët e tjerë të arrestuar janë Valdrin Markaj, Vitor Berisha, Sami Berisha, Nehat Berisha, Flamur Delic, Fatmir Delic, Zirkret Pepa, Bujar Hoxha, Gëzim Shabani, Alban Ferma dhe Artan Vigani.

Nga hetimet rezulton se ata ishin të tepër të kujdesshëm në komunikime dhe shfrytëzonin lokalin “Pimpelhof” dhe platformën e mesazheve të koduara “SKY ECC” për bisedat e trafikut të drogës dhe të armëve, me qëllim shmangien e përgjimeve. Pronari Fatmir Markaj sipas mediave, disponon edhe një piceri në atë zonë e cila është mbyllur pas arrestimit të tij. Në kuadër të këtij hetimi, Policia belge ka kryer 19 kontrolle banesash dhe biznesesh./vizionplus.tv

Read Entire Article