Influencuesja e famshme, Chiara Ferragni, duket se ka lënë pas krahëve periudhën e errët, të paktën në fushën sentimentale.
Së fundmi ajo ka gjetur sërish dashurinë, pas përfundimit të martesës me reperin e njohur, Fedez. Blogerja e njohur është fotografuar me Giovanni Tronchetti Provera, teksa ecnin në rrugë të kapur dorë për dore.
“Ai është i mirë. Jam e lumtur”, i ka thënë Chiara Ferragni një prej miqve të saj më të ngushtë, i cili e ka zbuluar lajmin për të përjavshmen italiane “Oggi”.
Nëse në dashuri gjërat duket se kanë marrë rrugën e duhur për Chiara Ferragni-n, në fushën profesionale drita në fund të tunelit është ende larg.
Së fundmi ajo është larguar nga drejtimi i kompanisë “Fenic”e, e cila kontrollon të gjitha markat dhe avokatët e saj po punojnë për të rrëzuar akuzat e “mashtrimit të vazhdueshëm dhe të rëndë” në çështjen Balocco dhe vezët e Pashkëve “Dolci Preziosi”.
Një moment që nuk është i lehtë për t’u kaluar, prandaj prania e Giovanni Tronchetti Provera në krah të saj bëhet edhe më e rëndësishme.
Kush është Giovanni Provera?
Djali i Marco Tronchetti Provera, nënkryetar aktual ekzekutiv i Pirelli dhe ish-president i Telecom Italia, dhe i Cecilia Pirelli, trashëgimtare e familjes që themeloi kompaninë me të njëjtin emër, Giovanni u diplomua në Shkollën e Lartë Shkencore dhe më pas u diplomua për Biznes në 2008 Menaxhment në shkollën prestigjioze London English. Ai ndoqi hapat e të atit, duke filluar të punonte për biznesin familjar. Rolet e tij janë bërë gjithnjë e më të rëndësishme dhe që nga viti i kaluar Giovanni Tronchetti Provera ka qenë Zëvendës President Ekzekutiv i Qëndrueshmërisë, Lëvizshmërisë së Re dhe Motorsportit. Në renditjen e menaxherëve më të paguar në Itali, ai u rendit i treti në 2023 dhe i katërti në 2024.
Giovanni Tronchetti Provera ishte i martuar me Nicole Moellhausen, një sipërmarrëse me origjinë gjermane që jetonte në Milano (të dy u divorcuan një vit më parë pas shtatë vitesh martesë), dhe nga lidhja e tyre lindën tre fëmijë. Dhe pikërisht në shkollën ku shkojnë fëmijët – e njëjta që frekuentojnë Leone dhe Vittoria, fëmijët që Chiara ka me Fedez, duket se janë takuar ata të dy.