Agjentët e policisë kanë rikthyer në vendin e krimit Hygerta Metën, e cila dyshohet se ka vrarë të atin e saj, Pëllumbin disa ditë më parë dhe më pas e ka varrosur në stallën e lopëve.
Lexo edhe :
Related Posts
Siç duket edhe nga fotot ajo mban një maskë në fytyrë dhe është e kapur prej krahu nga një efektive policie.
Pritet që vajza të tregojë me detaje se çfarë ka bërë me trupin e Pëllumbit pas vrasjes. Kjo bëhet për të faktuar krimin, por edhe që policia të përjashtojë çdo mundesi tjetër bashkëpunimi nga të tjerët, gjë për të cilën dyshohet.
50-vjeçari Pëllumb Meta u shpall i humbur nga familjarët në mbrëmjen e 13 shkurtit. Mësohet se djali i tij denoncoi zhdukjen e babait në orët e vona të natës, ndërkohë që katër ditë më vonë, më datë 17 shkurt u gjet trupi i 50-vjeçarit, i groposur pranë ambienteve të shtëpisë.
Pas marrjes së familjarëve në pyetje, krimi u pranua nga vajza 19-vjeçare, ndërkohë që policia dyshon se mund të jenë përfshirë edhe familjarë të tjerë në ngjarje. /vizionplus.tv