FOTO të rënda/ Skandal në Itali, gardianët rrahin barbarisht të burgosurin

7 months ago 9
Reklamë

Një rast skandaloz ka ndodhur brenda një burgu në Reggio Emilia në Itali, ku 10 gardianë kanë dhunuar barbarisht një të burgosur.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur gardianët e shtrijnë barkas të burgosurin dhe e godasin me shkela dhe grushta.

Të burgosurit i është vënë një këllëf jastiku në kokë, dhe qëllohet barbarisht. Më pas e zhveshin lakuriq dhe e tërheqin zvarrë nëpër koridor.

Sipas “La Reppublica” i burgosuri që ëhstë dhunuar është nga Tunizia, rreth 40 vjeç.

Prokuroria e Reggio Emilia, ka nisur një hetim ndaj 10 gardianëve të burgut, nga të cilët 8 prej tyre akuzohen për torturë.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article