Franca arreston shefin ekzekutiv të Telegramit

3 weeks ago 27
Reklamë

Shefi ekzekutiv i Telegram, Pavel Durov është arrestuar nga policia franceze në një aeroport në veri të Parisit, teksa avioni i tij privat u ul në Le Bourget

Sipas të dhënave paraprake, 39-vjeçari është arrestuar pikërisht për çështje që kanë të bëjnë me aplikacionin e famshëm të shkëmbimit të mesazheve

Ambasada ruse në Francë po ndërmerr hapa të menjëhershëm për të sqaruar situatën.

Telegrami është një aplikacion shumë popullor në Rusi, Ukrainë dhe shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik.

Aplikacioni u ndalua në Rusi në vitin 2018, pas refuzimit nga Durov për të dorëzuar të dhënat e përdoruesve. Por ndalimi u anulua në vitin 2021.

Telegrami renditet si një nga platformat kryesore të mediave sociale pas Facebook, YouTube, WhatsApp, Instagram, TikTok dhe Wechat.

/a.r

Read Entire Article