Francezja lind fëmijën në ambulancë në Korçë, si është gjendja e nënës dhe fëmijës

4 months ago 34

Një franceze e martuar në Korçë ka lindur fëmijën e saj në ambulancë duke shkuar drejt martenitetit të këtij qyteti.

Sipas mjekëve të martenitetit, 19 vjeçarja ka bërë lindje të parakohshme dhe për këtë arsye ne orët e para të mëngjesit të sotëm fëmija është dërguar në martenitetin e Tiranës për shërbim më të specializuar mjekësor ndërsa nëna vazhdon të jetë në kujdesin e mjekëve të Korçës.

Francezja me iniciale S.F. është e martuar në Korçë, ndërkohë që foshnja e gjinisë femër ishte lindja e saj e dytë.

Shëndeti i 19 vjeçares është i mirë ndërkohë që bebi vazhdon të jetë në kujdesin intesiv të mjekëve.

Nëna flet shqip shumë mirë. Ajo ka deklaruar për mjekët e shërbimin mjekësor të martenitetit se ajo ka lindur në Francë dhe me pas u ka bërë me dije se ka ardhur nga Maqedonia në Shqipëri por deri tani nuk ka paraqitur asnjë dokument identifikimi, qoftë dhe kartën e identitetit.

Nga ana tjetër mësohet se shtetasja S.F (me këtë emër është deklaruar) ka dhe një fëmijë tjetër ndërkohë që është shoqëruar nga disa gra në maternitet.

. /vizionplus.tv

Read Entire Article