I dënuar për korrupsion zgjedhor nga të dyja shkallët e gjyqësorit, Fredi Belerit i miratohet leja për tu betuar si deputet i Paralamentit Europian në Bruksel.
Beleri pritet të betohet në datën 16 korrik, ndërsa do të udhëtojë nesër, i pashoqëruar nga policia e burgjeve.
Leja për të udhëtuar në mënyrë që të marrë mandatin e deputetit iu dha nga drejtoria e burgjeve.
Fredi Beleri u zgjodh për ta ushtruar këtë detyrë më 10 qershor të këtij viti, teksa ishte në pritje për një vendim nga Apeli i Posaçëm. Ai u dënua me dy vjet heqje lirie për shit-blerje votash./vizionplus.tv