Fundi i çiftit Mbretëror! Princ Leka dhe Elia Zaharia drejt divorcit, detaje nga ndarja e pasurisë

10 months ago 27

A ekziston çifti ideal? Duket se kjo pyetje do rrëzohet sa herë një dashurie si në përralla i vjen fundi.

Kështu ndodhi edhe me Princ Lekën dhe Elia Zaharin që janë komentuar prej 10 vitesh si çifti ideal shqipatr.

Në media thuhet se Princ Leka dhe Elia Zaharia janë drejt divorcit.

Ishte pikërisht ditëlindja e 3-të e vajzës së tyre, Geraldinës që nxiti dyshimet e para. Si asnjëherë, kartolina e ditëlindjes së Geralindas ishte vetëm me mamin, Elian dhe prindërit e saj.

Nga ana tjetër, Princi zgjodhi ta uronte të bijën me një foto që nuk ishte e shkëputur nga festa e saj e ditëlindjes, duke theksuar kështu mungesën e tij në këtë ditë të rëndësishme për familjen.

Ndër detajet e vogla, por që tregojnë shumë mund të përmendim edhe veprimin e Princ Lekës në rrjetet sociale. Ai hoqi bashkëshorten e tij nga lista e ndjekësve, por veprimi që i “vuri kapakun” kësaj historie është shfaqja e Princit pa unazën e martesës prej më shumë se 1 viti.

Mësohet se divorci ka nisur zyrtatisht. Princi dhe Elia kanë zgjedhur avokatët e tyre të cilët janë duke përgatitur procedurat.

Për vajzën e tyre Geraldina, do të vijojnë të kujdesen në mënyrë të barabartë. Si Elia po ashtu dhe Princi kanë kërkuar që asnjë rutinë e saj të mos cënohet dhe mos e ndjejë aspak divorcin e prindërve të saj.

Por divorci nuk do të privojë Elia Zaharian nga trashëgimia pronësore e Familjes Zogu, pasi ajo do të marrë pjesën e saj.
Kujtojmë se çifti u fejua në Paris në vitin 2010 dhe Elia ka rrëfyer gjatë një interviste se njohja me princin ka qenë arsyeja kryesore pse ajo është rikthyer në Shqipëri.

Në vitin 2016 Elia dhe Pirnc Leka u martuan në një ceremoni që mori vëmendjen e gjithë vendit dhe jo vetëm. 4 vite më vonë erdhi në jetë bekimi i parë dhe duket se i vetëm për çiftin, vajza e tyre Geraldina./vizionplus.tv

Read Entire Article