“Furnizon gjithë botën”, Kolumbi, prodhimi i kokainës thyen rekordin në 2023, tregjet më të mëdha

4 hours ago 17

Prodhimi i kokainës regjistroi një rritje drastike me 53% në vitin 2023 në Kolumbi. Ky është një rekord historik deklaroi një raport i përbashkët i qeverisë kolumbiane dhe agjencisë së drogës së OKB-së (ONUDC). Prodhimi i hidroklorurit të kokainës arriti në 2664 tonë vitin e kaluar, sipas këtij raporti, i cili u bë publik të premten në Bogota.

Zonat ku kultivohet,bima, gjethet e së cilës janë lëndë e parë në prodhimin e kokainës dhe Kolumbia është vendi me prodhimin më të madh të tyre në botë, gjithashtu u rritën me 10%, duke u shtrirë tashmë në 2,530,000 hektarë të territorit kolumbian.

“Ndryshe nga rritja që u vu re mes viteve 2021 dhe 2022 dhe ishte e përqendruar kryesisht në prefekturën Putumayo (në jugperëndim, në kufi me Ekuadorin), rritja këtë herë është më e përgjithësuar”, thuhet në tekst.

Raporti ka të bëjë veçanërisht me pesëmbëdhjetë enklavat e prodhimit, ku është përqendruar 39% e sipërfaqes së kultivimit të bimës, vetëm në 14% të territorit.

“Kultivimi i kokainës dhe prodhimi i kokainës vazhdojnë të jenë një kërcënim për mbrojtjen e mjedisit, për biodiversitetin dhe diversitetin kulturor”, thuhet më tej në raport.

Në zonat me prodhimet më të mëdha, 98% e tokës kontrollohet nga të paktën një grup i armatosur. Në disa qytete pranë zonave të prodhimit, ekonomia e “nëndheshme” e kokainës përbën mbi 42% të ekonomisë lokale.

Organizatat e armatosura të përfshira në trafikun e drogës, si ELN (Ushtria e Çlirimit Kombëtar), ish-disidentët e FARC, apo edhe paraushtarakët, ruajnë marrëdhënie me krimin e organizuar ndërkombëtar, i cili fokusohet në prodhimin dhe trafikimin e kokainës.

Këto shifra alarmante tregojnë sfondin e zgjerimit të madh të tregut të kokainës, si nga pikëpamja e ofertës ashtu edhe nga ajo e kërkesës: siç theksohet në dokument, rritja e konsumit ka arritur në 20% në shkallë globale në dhjetë vjet.

“Ka më shumë përdorues të kokainës në Amerikë se në çdo rajon tjetër të botës, por përqindja e njerëzve që thanë se kishin përdorur kokainë në vitin e kaluar ishte më e larta në Australi, e ndjekur nga SHBA dhe Evropa Perëndimore”.

Amerika e Veriut, Evropa Perëndimore dhe Qendrore dhe Amerika e Jugut ishin tregjet më të mëdha të konsumit të kokainës për sa i përket numrit të përdoruesve vitin e kaluar, sipas raportit./vizionplus.tv

Read Entire Article