“Gabimi fatal i Sinwar”, WSJ: Atij iu tha të ikte në Egjipt dhe refuzoi

8 hours ago 23

Vendimi fatal i Yahya Sinwar, për të mos u larguar nga Gaza i kushtoi atij jetën.

Sipas Wall Street Journal negociatorët arabë i ofruan atij një dalje nga Gaza dhe kthimin në Egjipt për të negociuar një marrëveshje armëpushimi në Gaza, por Sinwar e refuzoi.

“Unë nuk jam nën rrethim, unë jam në territorin palestinez,” u tha Sinwar ndërmjetësuesve arabë.

Sinwar mendonte se presioni global mbi Izraelin do ta detyronte Tel Avivin të binte dakord për kushte të vështira.

Siç është raportuar nga Wall Street Journal, shtatorin e kaluar, pas ekzekutimit të gjashtë pengjeve nga Hamasi dhe sulmit me dron të Izraelit kundër Hezbollahut, Sinwar parashikoi se organizata terroriste palestineze do t’i nënshtrohej presionit për të bërë lëshime për një marrëveshje armëpushimi.

Në këtë kontekst ai duket se ka paralajmëruar zyrtarët e Hamasit se, pavarësisht presionit që do të përballen për një marrëveshje, nuk duhet të bëjnë asnjë lëshim.

Planet pas vdekjes së Sinwar-it

I njëjti botim përshkruan se Sinwar, i cili ndjeu se IDF-ja po afrohej me të, la një mesazh për ndjekësit e tij pas vdekjes.

Në atë mesazh, Sinwar, besonte se eliminimi i tij do ta detyronte Izraelin të bënte oferta të reja për një marrëveshje. Ai u tha zyrtarëve të tij se Hamasi do të ishte në një pozicion më të fortë për të bërë një marrëveshje.

Ndërmjetësuesit arabë të cituar nga Wall Street Journal tregojnë se Sinwar ka sugjeruar që Hamasi, pas vdekjes së tij, të emërojë një këshill qeverisës dhe të menaxhimit./vizionplus.tv

Read Entire Article