“Gaza më keq se Holokausti”, Erdogan: Netanyahun e pret i njëjti fund si Hitleri dhe autorët e masakrës së Srebrenicës

4 months ago 20
Reklamë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan nisi një sulm të gjithanshëm kundër Izraelit, duke folur për një “shtet të pakontrollueshëm” dhe “terrorist”, ndërsa krahasoi atë që po ndodh në Gaza me Holokaustin.

Duke folur për Grupin Parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në pushtet, Recep Tayyip Erdogan tha se Izraeli nuk do të jetë i kënaqur me palestinezët, por do të sulmojë edhe vetë Anadollin.

Ai gjithashtu e bëri të qartë se do të vazhdojë të mbështesë Hamasin.

“Mos mendoni se do të ndalet në Gaza”

“Tani po kritikohemi jashtë dhe brenda për mbështetjen e Hamasit. Nuk keni ndërgjegje, nuk keni mëshirë? Keni humbur shpirtin, identitetin, personalitetin tuaj deri në atë pikë sa të mbroni ata që nuk mund të lejojnë as kamionë që transportojnë ndihma për fëmijët e pafajshëm të uritur në Gaza, deri në atë pikë sa të mbroni këtë terrorizëm.”

“Mos mendoni se do të ndalet në Gaza, mos mendoni se Ramallah do të jetë i sigurt. Nëse ky shtet i pakontrolluar, ky shtet terrorist nuk ndalet, herët a vonë do të synojë Anadollin me obsesionin e Tokës së Premtuar. Izraeli nuk po sulmon vetëm palestinezët në Gaza. Na sulmon neve. Hamasi është pararoja e Anadollit në Gaza. A jeni aq të verbër sa nuk e shikoni këtë?” shtoi ai.

“Hamasi lufton për pavarësi dhe mbron Anadollin”

Duke shprehur edhe një herë mbështetjen e tij për palestinezët, presidenti turk theksoi se “ne do të vazhdojmë t’i qëndrojmë pranë Hamasit, i cili po lufton për pavarësinë e vendit të tij dhe në të njëjtën kohë mbron Anadollin”.

Ai tha gjithashtu se edhe nëse është vetëm, si “Tayyip Erdogan” do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e të shtypurve në Palestinë, Somali dhe Sudan. “Unë gjithmonë them se frikacakët nuk mund të ngrenë monumente për fitoren”, shtoi ai.

Ai e krahasoi atë që po ndodh në Gaza me Holokaustin

Ai e krahasoi atë që po ndodh në Gaza me Holokaustin, ndërsa argumentoi se Netanyahun e pret një fund i ngjashëm me atë të Hitlerit apo liderëve serbë të Bosnjës përgjegjës për masakrën e Srebrenicës.

“Hitleri nuk ishte i vetëm kur kreu Holokaustin. Shumë vende evropiane e mbështetën Hitlerin. Ndihej i pamposhtur. Cfare ndodhi? Vuri një plumb në kokë, kufoma e tij e djegur u gjet në strehën e tij të shkatërruar”, tha Tayip Erdogan, ndërsa duke dhënë shembullin e luftës së Bosnjës, tha se “para syve të botës ranë dëshmorë 8372 boshnjakë”, pasi, siç pretendonte ai,  fajtorët nuk besonin se do të mposhteshin.

Por “politikanë dikur të fuqishëm” u arrestuan dolën para Gjykatës, vuri në dukje presidenti turk dhe shtoi: “Herët a vonë, i njëjti fat pret Netanyahun dhe bashkëpunëtorët e tij për masakrën e Gazës.”/vizionplus.tv

Read Entire Article