Gazetari: Princ Leka me 4 klasë shkollë? Është bullizëm femëror në ekstazë! Ai është një engjëll në ambient djallëzor atje…

7 months ago 36

Gazetari Arben Manaj ka dhënë opinionin e tij për debatin që ka pasur mes Elia Zaharias dhe Princ Lekës.

Sipas tij akuza e Elias ndaj Princ Lekës se është “me 4 klasë shkollë”, është e pavërtetë dhe është thjesht “një bullizëm femëror në ekstazë për shkak të divorcit”. Sipas gazetarit Manaj Princ Leka është shkolluar në shkollat më të mira jashtë Shqipërisë dhe ka “një formim perëndimor që reflekton jo vetëm në aparencën e tij por edhe në sjelljen publike.

“Nuk e njoh nga afër Princin Lekën, por intuita dhe të dhëna nga burime konfidenciale më bëjnë të besoj se gjithçka mund të jetë, por njeri i dhunshëm nuk më duket!

Ai ka një sjellje shumë fisnike dhe maniera të sofistikuara, për shijen time personale! Sa për ato 4 klasat e shkollës, me duket një bullizëm femëror në  ekstazë e shkaktuar kuptueshëm, nga divorci praktik ose probleme te tjera për ndarje pasurore, me një njeri që është faktuar se është arsimuar në St Peter’s College, neë Johanesburg, të Afrikës së Jugut dhe këtu në Britani në Royal Military Academy Sandhurst. Këtu është shpallur the Best Foreign Student of the Academy, e po ashtu edhe në Itali në Università per Stranieri te Perugia-s!  Me 4 klase s’ka shans të pranohesh në këto institucione akademike!

Mos harroni se ka lindur jashtë Shqipërisë dhe ka fibër dhe formim kryesisht perëndimor që e reflekton jo vetëm në aparencë, por edhe në sjelljen publike! Madhësia (2 metra burrë) nuk vlen në gjykimin ose paragjykimin ndaj tij sidomos për dhunë në familje ku ai do mund të ishte i fundit në radhë ndër shqiptarë! Më duket shumë engjëllor në atë ambient djallëzor atje poshtë”, shkruan gazetari Arben Manaj.

Top Channel

Read Entire Article