Video/ Zjarrfikësit e Tiranës shpëtojnë macen që kishte rënë në pus

2 hours ago 19

Krahas përballjes me zjarret e rastet e shpëtimit të jetëve njerëzore e pronës, shërbimi zjarrfikës i Bashkisë së Tiranës i duhet të ndihmojë edhe kafshët në vështirësi.

I tillë është ky që pasqyrohet në videon e publikuar nga kryebashkiaku Veliaj, ku punonjësit e shërbimit zjarrfikës janë thirrur në ndihmë për të shpëtuar një mace që kishte rënë në një pus 20 metra të thellë.

“Po ç’bën moj Kotele! Falë kolegëve të zjarrfikëse, trazovaçja e vogël që kishte rënë në një pus 20 metra të thellë  pranë “Shkollës së Kuqe” është tani e sigurt dhe në gjendje të mirë”, shkruan Veliaj.

Read Entire Article