Prorusët fitojnë në Gjeorgji, opozita akuzon Moskën për ndërhyrje në zgjedhje  

2 hours ago 23

Partia proruse, “Ëndrra Gjerogjiane”, pritet të zgjerojë kontrollin e saj në parlament, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare.

Kjo forcë politike e cila drejtohet nga një miliarder, fitoi mbi 54 për qind të votave. Ndërkohë  forcat opozitare  kanë marrë mbi 37 për qind të votave, të gjitha së bashku.

Tensionet ishin të larta para zgjedhjeve, teksa “Ëndrra Gjeorgjiane” pretendoi se perëndimi po ndërhynte në proces, ndërsa  opozita e akuzoi rusinë për dezinformim.

Së fundmi, “Ëndrra Gjeorgjiane” ka miratuar disa ligje që kanë nxitur reagimin e Perëndimit.

Mes tyre ishte edhe ligjit që u kërkon grupeve që pranojnë 20 për qind apo më shumë të financimit të tyre nga jashtë, të regjistrohen si “agjentë të huaj”. /vizionplus.tv

Read Entire Article