Përdorimi i Chat GPT në shkollë, a rrezikon aftësinë e të rinjve për t’u zhvilluar?

2 hours ago 18

Inteligjenca artificiale po përdoret gjerësisht nga të rinjtë si një burim informacioni dhe zgjidhjesh të shpejta. Vetë studentët thonë se teknologjia po i ndihmon në shumë raste, megjithatë tekstet shkollore janë ende referencë kryesore për ta.

“Sigurisht që e përdorim inteligjencën artificiale në përditshmëri, në jetën tonë, në shkollë është praktike. Kur flasim për teknologji flasim për dy anë, anën negative dhe pozitive të saj.”

“Shumicën e rasteve po, por ka dhe disa tema që duhet të hapim librat t’i lexojmë.”

Lediona Asabella, punonjëse sociale në shkollën “Besnik Sykja”, thotë se keqpërdorimi i platformave të inteligjencës artificiale, si ChatGPT, nga nxënësit mund të ketë pasoja negative në zhvillimin e tyre intelektual.

“E shikojnë si një rrugë të shkurtër, të lehtë për të gjetur zgjidhje pa krijuar alternativa të tjera. dëmton zhvillimin nëse ata janë fëmijë të vegjël, sepse, për shembull, mund të jetë një fëmijë i klasës së pestë. Ka një detyrë që e kërkon në Chat GPT, ndërkohë që duhet të ulet vetë, të gjejë alternativa, zgjidhje ose të kërkojë ndihmë nga një më i rritur, por ndihma të jetë në formën e një alternative. Duke u dhënë këtë rrugë të shkurtër, fëmijët dhe nxënësit nuk përpiqen më të bëjnë vetë detyrat. Secili fëmijë ka kapacitetin e vet të të nxënit. Duke ia kërkuar Chat GPT, duke e pasur kollaj, ai nuk do të rrisë kapacitetin, por vetëm një notë më të mirë”, shprehet ajo.

Punonjësja sociale vë në dukje rëndësinë e krijimit të mundësive për mësim të pavarur, duke theksuar se kjo qasje është thelbësore për zhvillimin e aftësive të pavarura të fëmijëve dhe për suksesin e tyre në të ardhmen. /vizionplus.tv

Read Entire Article