Sfida e malit me dosje në gjykata, Ministria: Zgjidhja është te përfundimi i procesit të vetingut dhe plotësimi i vakancave

2 hours ago 23

Ministria e Drejtësisë ka hartuar një strategji që pritet t’i japë zgjidhje ngërçit të gjyqësorit për numrin e lartë të dosjeve dhe mungesës së magjistratëve. Në një intervistë për Vizion Plus, Drejtoresha e Politikave në Ministrinë e Drejtësisë, Elona Hoxha tregon detaje per menyren se si do te ulet volumi i ceshtjeve.

 “Kjo strategji synon të përmbyllë procesin e vetting-ut. Elementi i dytë është eliminimi i backlog- ut nëpër gjykata. Synon të përmirësojë proceset e rekrutimit të magjistratëve si dhe të promovimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke përqasur sistemin tonë të drejtësisë me standardet dhe praktikat më të mira të mira europiane”, tha Elona Hoxha, Drejtoreshë e Politikave dhe Strategjisë.

Por kur pritet të hyjë fuqi ky mekanizëm?

“Menjëherë me miratimin e saj, brenda vitit 2024 fillon të implementohet dhe e ka afatin deri në 2030”, bëri me dije ajo.

Menjëherë pasi të vihet në zbatim, Ministria e Drejtësisë ka për detyrë monitorojë të gjithë procesin, i cili eshte pjese edhe e kritereve për tu anëtarësuar në Bashkimi Europian. Numri i lartë i dosjeve në gjykatat e të gjitha shkallëve dhe përgjysmimi i numrit të magjistratëve nga vetting-u është problemi më i madh i gjyqësorit. Aktualisht një qytetar duhet të presë për vite të tëra me radhë në dyert e gjykatave për te marre zgjidhjen e problemit te tij. /vizionplus.tv

Read Entire Article