Gëzim Myshketa koncert në amfiteatër, interpretimi i tenorit të famshëm sjell një mbrëmje magjike në Durrës

2 months ago 26
Reklamë

Pas 12 vitesh baritoni i njohur me famë ndërkombëtare Gëzim Myshketa, është rikthyer në Durrës me një koncert recital i realizuar në amfiteatrin antik të qytetit.

Ne këtë performancë unike, mjeshtri i njohur u shoqerua nga kori, solistët dhe Orkestra Simfonike e Teatrit Kombetar te Operas dhe Baletit.

Për artdashësit durrsakë Baritoni Myshketa interpretoi jo vetëm pjesë operistike si  “Karmen” apo “Traviata”, por edhe pjesë emblematike si “Për ty atdhe”, krijimtari nga kompozitori i famshëm Ennio Morricone, Nino Rota etj

Megjithëse ka performuar në shumë skena botërore, para shumë personaliteteve të famshëm, kjo mbremje gala  në vendlindje mbarti një emocion të veçantë për Myshketën.

Koncerti u ndoq nga shumë qytetarë dhe të ftuar nderi.

I titulluar “Durrës opera art of singing”, iniciativë që lindi si një ëndërr e këngëtarit lirik për t’i dhënë një tjetër peshë qytetit të tij të lindjes në fushën operistike, ai u organizua  në bashkëpunim me Bashkinë, Qendrën Kulturore “Aleksandër Moisiu” dhe Qendrën  Muzeore Durrës.

Gëzim Myshketa , fitues i disa çmimeve prestigjioze është i njohur për debutimet e tij në kryevepra botërore në skenat e teatrove të Italisë, Japonisë, Koresë, SHBA-së, Gjermanisë dhe më gjerë./vizionplus.tv

Read Entire Article