Girona nuk i ndahet Realit, sukses spektakolar i Baskëve, Rudiger nderon madrilenët

8 months ago 41
Reklamë

Real Madrid fiton, Xhirona përgjigjet. 2024 në futbollin spanjoll ka nisur ashtu sikurse u mbyll, me rivalitetin e fortë të dyshes jo tradicionale, por me rivalitet të fortë në këtë edicion, pasi ndajnë kreu me 48 pikë pas 19 javëve të luajtura. Madrilenët e Karlo Ançelotit mundën në duelin e tyre në “Bernabeu” Majorkën me rezultatin minimal 1 me 0. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi në minutën e 78 mbrojtësi i kombëtares gjermane Antonio Rudiger, pas një pasimi të dhënë nga Luka Modriç.

Spektakolare fitorja e Xhironës në ndeshjen tjetër kundër Atletiko Madrid 4 me 3. Baskët shkuan deri në avantazh të trefishtë falë golave të Fernandez, Blind dhe Savio. Mirëpo në krahun tjetër protagonist ishte Morata me dy gola, njëri prej të cilëve në fundin e pjesës së parë. Sulmuesi i kombëtares spanjolle madje barazoi shifrat në shtesën e pjesës së parë, por goli u anulua nga sistemi VAR.

E megjithatë Morata nuk u ndal as në fillimin e pjesës së dytë, duke realizuar golin e tretë personal të takimit, e duke barazuar shifrat përkohësisht 3 me 3. Për t’i vënë kapakun kësaj ndeshje mendoi Martin, i cili në minutën e 91 shënoi golin  e suksesit të madh për Xhironën, një realitet i bukur i futbollit spanjoll në këtë edicion./vizionplus.tv

Read Entire Article