Gjasula shlyen “borxhin”, u shënon kroatëve, barazon Shqipëria

3 months ago 23
Reklamë

Mbyllet në barazim ndeshja mes Shqipërisë dhe Kroacisë.

Goli i parë u shënua nga Qazim Laçi, teksa për kroatët barazoi Kramariç dhe Gjasula i kaloi në avantazh me një autogol.

Lexo edhe :

Related Posts

Ishte po Gjasula ai që me golin e tij në minutat e fundit të shtesës na dha barazimin ndaj Kroacisë.

Kujtojmë që Shqipëria humbi 2-1 ndaj Italisë, megjithatë hyri në histori me golin më të shpejtë në një Europian, shënuar nga Nedim Bajrami.

Nga ana tjetër, Kroacia humbi ndaj Spanjës me rezultatin 3-0.

Formacionet:

Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Ajeti, Djimsiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Asani, Manaj, Bajrami

Kroacia: Livakovic, Juranovic, Sutalo, Gvardiol, Perisic, Modric, Brozovic, Kovacic, Majer, Petkovic, Kramaric. 

Më poshtë ndiqni të reja e fundit nga ndeshja:

Mbyllet ndeshja, barazim 2-2

Goooool, shënon Klaus Gjasula

Min 90′ Çfarë mundësie humbet Daku, por anësori ngre flamurin për pozicion jashtë loje

Min 74′ Barazon Kroacia, shënon Kramaric

Min 67′ Bajrami niset drejt portës, topi përfundon jashtë.

Min 63′ Asllani godet drejt portës, ndalet nga Livakovic.

Min 45′ Fillon pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë.

Mni 45′ 1 minutë shtesë

Min 31′ Asllani humb mundësinë e artë përballë portierit

Min 30′ Hysaj gjuan drejt portës, por pa sukses

Min 28′ Goditje dënimi, Asani gjuan drejt portës, topi devijohet në goditje anësore

Min 20′ Bajrami niset drejt zonës, ndalet nga mbrojtësit kroatë.

Min 18′ Goditje dënimi për kroatët, largojnë mbrojtësit kuqezi.

Min 15′ Bajrami me një top drejt portës, goditje këndi për kuqezinjtë.

Min 11′ Goooool, shënon Qazim Laçi pas një harkimi në zonë nga Asani.

Min 6’ Goditje këndi për  Kroacinë, topi largohet nga mbrojtja kuqezi.

Min 9′ Goditje dënimi për Kroacinë, topi largohet nga mbrojtja jonë.

Min 1′ Fillon sfida, Shqipëria kërkon 3 pikë përballë Kroacisë.

/vizionplus.tv

Read Entire Article