Piloti rus Maksim Kuzminov kishte kaluar mbi linjat e frontit me helikopterin ushtarak Mi-8 dhe raportohet se kishte dezertuar te pala ukrainase, ndërsa raportohet se trupi i tij është gjetur javës që shkoi në Spanjë me shumë plagë plumbash.
Kuzminov ishte duke luftuar para se të vendoste të dezertonte me helikopterin e tij Mi-8, me ndihmën e inteligjencës ukrainase.
Nuk ka ende detaje të ngjarjes por Spanja tha se ka gjetur atë që besohet se është trupi i dezertorit, të vrarë me armë zjarri në një garazh pranë Alikante në jug të Spanjës.
Javën që shkoi kreu i inteligjencës ruse përmendi pilotin duke e quajtur një “kufomë morale” për krimet e tij.
“Ky tradhtar e kriminel u kthye në një kufomë morale kur planifikoi krimet e tij të tmerrshme”, tha Sergei Naryshkin, për mediat kur u pyet për Maksim Kuzminov.
“Në Rusi e kemi zakon të mos flasim keq për të vdekurit, ose të mos flasim fare,” shtoi Naryshkin.
Policia spanjolle tha sot se dyshojnë se trupi i të riut i gjetur më 13 shkurt në një garazh nëntokësor, është ai i Kuzminov, i cili qe ulur në Ukrainë me helikopterin e tij Mi-8 në gusht.
Inteligjenca e Ukrainëss tha se ai kërkonte të dezertonte në këmbim të një shume parash për të jetuar me familjen në Ukrainë.
Zyrtarët spanjollë thanë se në trupin e viktimës u gjetën dokumente që e përshkruanin si një 33-vjecar ukrainas me emër tjetër.
Rrjeti spanjoll EFE tha se trupi ishte goditur nga dhjetra plumba, ndërsa makina e dyshuar e autorëve ishte gjetur e djegur në një qytezë të afërt.
Dezertimi i Kuzminov ishte prezantuar vjet në mediat e Kievit si një fitore ndaj ushtrisë ruse, teksa piloti fliste i shoqëruar nga dy ushtarakë me uniformë të Ukrainës.
Top Channel