Gjimshiti realizoi gol dhe dëmtohet në Champions, trajneri flet për situatën

1 day ago 32

Berat Gjimshiti realizoi golin e parë në Champions me Atalantën, por magjia e mbrëmjes u prish nga një dëmtim i mbrojtësit kuqezi.

Pas sfidës me Shakhtar, trajneri i bergamaskëve, Gasperini u shpreh se situata e Gjimshitit do të vlerësohet ditë pas dite.

Gjimshiti ka një problem në ijë të cilin do ta vlerësojmë. Problemi është se kur luan kaq shumë  ndeshje, edhe një problem i vogël mund të bëjë që një lojtar të humbë disa sfida radhazi. Kjo mund të na krijojë disa vështirësi, veçanërisht nëse futbollistët e dëmtuar janë të një reparti”, tha ai.

Read Entire Article