“Jam krenar”, Pajaziti nuk e fsheh kënaqësinë pasi Silvinjo e thirri në kombëtaren A për ndeshjet e tetorit

16 hours ago 24

Trajneri i kombëtares shqiptare Silvinjo ka publikuar listën me 24 futbollistë që do të ketë në dy duelet e radhës për Ligën e Kombeve që do të luhen javën e ardhshme, atë me Çekinë dhe Gjerogjinë.

Ajo që ra në sy ishte grumbullimi në kombëtaren e madhe për herë të parë i talentit Adrion Pajaziti.

21-vjeçari shqiptar i lindur në Londër ka reaguar pas ftesës së Silvinjos ku nuk e fsheh kënaqësinë e të bërit realitet të ëndrrës së tij, atë për të përfaqësuar ngjyrat kuqezi në kombëtaren A.

“Jashtëzakonisht krenar që arrita thirrjen time të parë në ekipin Kombëtar”, shkruan Pajaziti.

Talenti 21-vjeçar deri më tani ka zhvilluar 13 paraqitje për skuadrën e Shpresave ku ka shënuar 8 gola.

Pajaziti është rritur te skuadra e Fulham në Angli, por këtë sezon do të luaj për skuadrën e Gorica në kampionatin kroat ku është huazuar për një sezon.

Read Entire Article