Kalaja e Argjirosë për 6-mujorin e vitit 2024, numëron rreth 81 mijë vizitorë vendas dhe të huaj.
Shifër ndjeshëm më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ata që dominojnë më shumë janë turistët spanjollë dhe italianë.
Kalaja dhe këtë vit po mban stafetën si më e vizituara në rang vendi, duke bërë që dhe premisat të jenë për një dyfishim të numrit të numrit të turistëve”, tha Ardis Duka, drejtori rajonal i Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër.
Për turistët zona muzeale dhe kalaja mbetet një nga destinacionet më të preferuara.
“Më pëlqen shumë qyteti, kalaja sidomos. Kisha dëgjuar më parë për Sipërinë dhe vëren e kaluar kur pash disa foto vendosa të vij”, tha një turiste.
“Është një qytet turistik shumë i bukur. pamë kalanë dhe është shumë interesante më pëlqen shumë”, shtoi një tjetër.
“-Përshëndetje jam Silvia vij nga Italia kemi vendosur të bëjmë një udhëtim në Shqipëri kemi ardhur me makinë kemi kërkuar në internet vendet më të këshilluara dhe gjetëm Gjirokastrën dhe vendosëm të bijën këtu kemi qenë tani në kala sapo kemi zbritur duam të bëjmë një xhiro nëpër pazar bukur vërtet shumë bukur tepër karakteristike”, tha një tjetër turist .
Pritshmëritë janë që të tejkalohet numri i turistëve dhe vizitorëve të vitit 2023./vizionplus.tv