Avokati i ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka folur pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për të lënë në burg klientin e tij.
Ermal Yzeiraj ka folur për mediat pas seancës rreth 7-orëshe të zhvilluar sot në GJKKO dhe ka thënë se SPAK nuk do që klienti i tij të mbrohet nga akuza për koncesionin e sterilizimit.
Lexo edhe :
Related Posts
“Beqaj tha në gjykatë se e gjitha kjo, është një tentativë për ta denigruar si figurë, për ta nxirë si person që mund të akuzohet edhe për vjedhje nga më minimalet. Për të penguar atë që të punojë për çështjen e sterilizimit në gjykatë dhe deklarimin e tij në Kuvend. Për mendimin tonë, është pikërisht SPAK, sepse e kanë personale, pasi me këtë kanë nisur punën dhe aktivitetin e SPAK, me kallëzime ndaj Beqajt. Dështimi me çështjet kryesore si sterilizimi dhe check up, për akuzën është shumë domethënës’, tha avokati i ish-ministrit Beqaj. /vizionplus.tv