Gjykata e Apelit i jep vulën e PD Sali Berishës

5 months ago 23

Gjykata e Apelit i ka dhënë vulën e PD Sali Berishës.

Çështja u gjykua nga një treshe gjyqtarësh me relatore Alma Ahmeti, ndërsa dy anëtarët ishin Iliba Bezati dhe Elona Toro.

Lexo edhe :

Related Posts

“Demokratët janë ata që vendosin. Demokratët sot janë të bashkuar. Nga sot do të kenë vetëm një mision, çrrënjosjen e këtij regjimi. Një opozitë e përçarë ka marrë fund. Sot Shqipëria ka një opozitë të bashkuar. Cdokush që e ndjen veten demokrat e ka derën e PD të hapur dhe është i mirëpritur”, tha deputeti Flamur Noka jashtë gjykatës.

Nga PD zyrtare në gjykatë ishin përfaqësuesit ligjorë Indrit Sefa, Rezart Kthupi dhe Endri Hasa, ndërsa nga Rithemelimi krahas përfaqësuesve ligjorë, si Ivi Kaso janë dhe deputetët kryesorë mbështetës si Flamur Noka, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj.

Prej dy vitesh e gjysmë vijon beteja për vulën e Partisë Demokratike mes demokratëve të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës me shpresën për një vendim final që do të zgjidhë njëherë e mirë fatin ligjor të partisë më të madhe opozitare.

Në seancën e 27 dhjetorit të vitit të shkuar Gjykata e Lartë i kërkoi Apelit të vendosë përfundimisht për këtë çështje. Në argumentet e saj, Gjykata e Lartë u shpreh se Apeli nuk kishte kryer një hetim të plotë të çështjes, nuk kishte kuptuar natyrën e mosmarrëveshjes dhe kishte interpretuar gabim normat dhe ligjin procedural. /vizionplus.tv

Read Entire Article