Gjykata e Lartë e Brazilit urdhëron pezullimin e menjëhershëm të platformës “X”!

2 months ago 31

Gjykata e Lartë e Brazilit ka urdhëruar “pezullimin e menjëhershëm dhe të plotë” të “X”, dikur Twitter, në vend.

Në një deklaratë, gjykata tha se do të ndalojë platformën e mediave sociale derisa “X” të pajtohet me të gjitha urdhrat e gjykatës dhe të paguajë gjobat ekzistuese.

Gjyqtari Moraes, i cili ka qenë i përfshirë në një debat të gjatë me “X”, i kishte dhënë platformës së mediave sociale 24 orë për të emëruar një përfaqësues të ri ligjor ose do të përballej me pezullim, me një afat deri të enjten në mbrëmje.

Platforma pritet të mos jetë e disponueshme në vend brenda 24 orëve të ardhshme, raporton BBC.

Read Entire Article