Gjykata e Posaçme lë në burg 26 trafikantë, grupi akuzohet për kalimin e klandestinëve drejt perëndimit

5 months ago 31

Gjykata e Posaçme ka përfunduar vlerësimin për masat e dhëna për 32 personat e grupit kriminal që krijonte dokumente false për shqiptarët që donin të shkonin drejt vende të BE apo SHBA-së.Gjykata kishte vendosur 26 arreste në burg dhe për 6 të tjerë arrest shtëpie.

Masa e sigurisë ka ndryshuar vetëm për dy prej tyre, Arnold Shakut, nga arrest me burg në arrest shtëpie, për shkak të gjendjes shëndetësore dhe për Besnik Lumajn ndryshoi masa nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje.

Operacioni ‘Nomada’ goditi grupin e strukturuar kriminal që merrej me trafikun e qënieve njerëzore, ndërkohë 5 persona të tjerë janë ende në kërkim. Në mesin të arrestuave është edhe një efektiv policie. Në këtë operacion morën pjesë edhe agjencitë e huaja ligjzbatuese.

Hetimi për grupin e trafikanteve fillimisht ka nisur ne vitin 2020 nga prokuroria e Tiranes e cila ka shpallur moskopetencen, më pas hetimet jane zhvilluar nga Spak, që kisht vendosur edhe nje person të infiltruar, i cili kerkonte te kalonte drejt SHBA.

Organizator kryesor i të gjithë rrjetit mësohet se është Bashkim Sula i cili eshtë  në mesin e të arrestuarve.  Ndërkohë, Njazi Ademaj, po ashtu i arrestuar, kishte rol për gjetjen e qytetarëve që u duheshin dokumente false.Për sa i përket Xhelal Krasniqit sipas hetimeve rezulton se është personi që në Kosovë kishte ngritur laboratorin për falsifikimin e dokumenteve.  Ndërkohë një laborator i ngjashëm por më i vogël ishte në Tiranë ku sipas hetimeve pas tjj qëndron Ylli Brahimaj një tjetër i arrestuar nga Policia e Tiranës.

Ka qenë agjenti që ka treguar të gjithë rrugën nga shqipëira ne Spanjë dhe më pas drejt britanisë. hetimet tregojnë se ka pasur komunikime lidhur me mënyrën e transportit nga shoferë dhe të punësësuar të tjerë në dy agjenci turistike. Pagesat shkonin nga 12 mijë deri në 20 mijë euro dhe bëheshin pasi mbërrinim në destinacionet finale.

Nga hetimi me metoda speciale rezultoi se, shtetasit shqiptarë largoheshin nga Shqipëria me pasaportat e tyre origjinale shqiptare për në vendet e BE-së, brenda zonës “Schengen”.

Dokumentet e falsifikuara u dërgoheshin më pas me postë në hotelet ku qëndronin në Spanjë ose në adresa rezidenciale. Ndërkohë që blutë kanë sekuestruar automjete, shuma të konsiderueshme parash dhe të valutave të huaja, pasaporta të BE, drogë, etj./vizionplus.tv

Read Entire Article