Gjykata shtyu seancën, avokatët e Berishës nuk dorëzuan asnjë kërkesë sot

8 months ago 15
Reklamë

Megjithëse Gjykata e Posaçme shtyu seancën për Berishën një ditë më parë që avokatët të dorëzojnë kërkesë për përjashtimin e gjyqtares, këta të fundit nuk kanë dorëzuar asnjë kërkesë këtë të premte.

“Në vijim të interesit të shfaqur nga gazetarët Ju bëjmë me dije se deri në orën 16.00, në sekretarin e gjykatës nuk është paraqitur kërkesë me shkrim e avokateve të shtetasit Sali Berisha për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka! Duke Ju falënderuar për bashkëpunimin”, sipas njoftimit.

Pas tre seancash ku u dëgjuan të gjithë, SPAK që kërkon arrest shtëpiak dhe avokatët që kërkojnë refuzim të prokurorisë, gjykata nuk mundi të shpallë një vendim ndaj ish-kryeministrit as dje, duke e shtyrë për ditën e nesërme.

Zyra e shtypit njoftoi se vendimi që duhej dhënë të enjten do të shpallet më 30 dhjetor ora 12:00 që besohet se do të jetë dita kur do të merret një vendim final për kërkesën e SPAK-ut.

Avokatët kërkuan sërish dje përjashtimin e Irena Gjokës nga çështja që duhej dorëzuar me shkresa dhe jo verbalisht.

“Kërkesa për përjashtimin e gjyqtares ka një afat prej tre ditësh. Sot kemi marrë provat në sekretari, gjykata e shtyu për të shtunën shpalljen e vendimit. Akoma sot kemi marrë provat. Me provat që mbështesin kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.  Atëherë janë ato prova që provojnë një anshmëri të gjyqtares. Dje thatë, hetimi është sekret, un i qëndroj ligjit”, tha dje avokati Gjokutaj.

Parlamenti e dha një javë më parë autorizimin. Ndërkohë që mbrojtja pasi dëgjoi SPAK-un duket se po luan me njërën nga kartat, që është koha. Megjithatë ky moment është ndryshe mbasi gjykata nuk është e kushtëzuar nga afati pesë ditor ku gjendej në fillim, atëherë kur kërkoi të pyetej Berisha mbasi kishte vendosur detyrim paraqitje në mungesë.

Sidoqoftë SPAK-u ka thënë fjalën, arrest shtëpiak në adresën e deklaruar, që do të thotë mbikëqyrje policore dhe ndalim për të komunikuar me të tjerë përpos familjes.

Top Channel

Read Entire Article