Goditet një grup kriminal në Durrës, shisnin drogë në afërsi të shkollave dhe lokaleve të natës! Tre në pranga

8 months ago 39
Reklamë

Një grup kriminal është goditur në Durrës, ku shisnin lëndë narkotike kanabis në doza, në afërsi të shkollave dhe lokaleve të natës.

Në kuadër të operacionit të koduar “Grupi” u bë e mundur arrestimi i tre pjesëtarëve të këtij grupi dhe po vijon puna për arrestimin e të tjerëve, tashmë të identifikuar nga policia.

Gjithashtu janë sekuestruar 5 kg kanabis, të gatshme për t’u ndarë në doza me qëllim shitjen në afërsi të shkollave dhe në ambiente të tjera që frekuentohen nga të rinjtë. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një automjet, tre celularë dhe 400 euro të dyshuara të përfituara nga shitja e dozave.

Personat e arrestuar janë:  A. J., 50 vjeç dhe A. J., 24 vjeç, babë e bir, të dy banues në Fushë Krujë, dhe shtetasin R. K., 27 vjeç, banues në Krujë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë , për veprime të mëtejshme.

Top Channel

Read Entire Article