Goditi me grusht portierin pasi i dëmtoi djalin, dënohet babai i binjakëve Shpendi në Itali

8 months ago 44
Reklamë

Babai i dy futbollistëve binjakë shqiptarë, Stiven dhe Kristian Shpendi, u bë lajm në mediat italiane, pasi u fut në fushë pas ndeshjes dhe goditi me grusht portierin e Olbias, Filippo Rinaldi.

Veprimi i tij erdhi pasi gjatë ndeshjes portieri dëmtoi në kokë lojtarin shqiptar Christian Shpendi dhe babai i 20-vjeçarit nuk mundi t’i përmbante nervat.

Liman Shpendi kërkoi falje për gjestin e tij, por kjo nuk e ka shpëtuar para drejtësisë italiane që ka vendosur ta përjashtojë për tre vite nga impiantet sportive.

Pra për tre vitet e ardhshme Liman Shpendi është i detyruar që djemtë e tij, Christian Shpendi pjesë e Cesena-s dhe Stiven Shpendi pjesë e Empolit në Serie A, t’i ndjekë vetëm nga televizioni, pasi në tribuna do ta ketë të pamundur. Të dy futbollistët janë pjesë e Kombëtares shqiptare U-21. /vizionplus.tv

Read Entire Article