Goditja e bandës në Belgjikë, “koka” e grupit 55-vjeçari shqiptar, pazaret e drogës bëheshin në një lokal

8 months ago 41
Reklamë

Detaje të reja mësohen pas megaoperacionit të zhvilluar në Belgjikë ku 12 shtetas shqiptarë u arrestuan, ndërsa 6 persona me kombësi të huaj u shpallën në kërkim.

Gjatë hetimeve që Policia e Shtetit kryente për operacionin “Flakë në det” përgjatë verës së vitit të kaluar, në mënyrë rastësore nga përgjimet dhe hetimet e tjera pro aktive, u zbulua një grup kriminal shqiptarësh, të cilët trafikonin sasi të konsiderueshme të kokainës nga Amerika Latine në Belgjikë, por që nuk kanë lidhje me të njëjtin grup të operacionit.

Lexo edhe :

Related Posts

Policia shqiptare identifikoi autorët e veprimtarisë kriminale dhe pas verifikimeve rezultoi se asnjë prej tyre nuk ishte në Shqipëri. Pas një pune disa javore, 12 shqiptarët u lokalizuan në Antwerp dhe disa qytete të tjera belge.

Të gjitha informacionet e mbledhura iu dërguan autoriteteve belge, të cilat rezultuan të vlefshme për hetimet.

Në Belgjikë, disa prej anëtarëve të grupit kriminal, 6 prej tyre, ishin në hetim prej 2022-shit për trafik armësh me drejtues 51-vjeçarin shqiptar Fatos.M, por dosja u plotësua me të dhënat e dërguara atje nga autoritetet shqiptare për trafikun e kokainës që bëhej përmes detit për në portin e Antwerp.

Nga hetimet rezulton se shqiptarët ishin të kujdesshëm në komunikimeve dhe bazë e takimeve për trafikun e drogës ishte një kafene në Antwerp.

/vizionplus.tv

Read Entire Article