Gruaja në Itali qëllohet për vdekje me armë natën e Vitit të Ri, arrestohet nipi i saj

8 months ago 52
Reklamë

Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia në Napoli, pasi akuzohet për vrasje nga pakujdesia.

Mediat italiane bëjnë me dije se një grua gjeti vdekjen pasi u qëllua me armë në kokë, ndërsa pas hetimeve, rezultoi se autor ishte nipi i viktimës. Pas ngjarjes së rëndë, autori e kishte fshehur armën pranë varrezave, mes shkurreve.

Ai akuzohet për vrasje nga pakujdesia, armëmbajtje pa leje në vend publik dhe mallra të vjedhura, pasi arma tip Beretta 84F rezultonte të ishte e vjedhur./vizionplus.tv

Read Entire Article