“Gruaja pronë e burrit, kur del nga burgu e rreh 5 herë më shumë”/ Avokati: Ja pse i burgosin brenda shtëpisë

7 months ago 45
Reklamë

Në një lidhje Skype në “Breaking” ka qenë avokati Arbër Hoxha i cili ka folur për një temë mjaft delikatë, atë të dhunës në familje.

Sipas tij masa e arrestit në burg të një personi për dhunë në familje, nuk është zgjidhje, përkundrazi, mund të ketë pasoja të tjera më pas, si nga ana financiare, po ashtu mund të shtojë më shumë dhunën për shkak të hakmarrjes që do kryejë.

Arbër Hoxha: Dhuna në familje është e lidhur me mungesën e të ardhurave, ndonjëherë ka dhe tepricë të ardhurash. Kurdo që ka tepricë apo mungesë të ardhurash mund të kemi raste të dhunës në familje. Kodi penal duhet të pasqyrojë rastet e ngjashme dhe duhet të azhurnohet, por mendimin tim dhuna në familje deri më sot, çdo person që është i dyshuar për dhunë në familje, fatkeqësisht është kthyer e udhës që nga ana e gjykatës vendoset masa shtrënguese me karakter personal arrest në burg pa marrë asnjë provë tjetër, përveç deklarimeve të bashkëshortes, për të parandaluar një vepër më të rëndë. Fatkeqësisht kjo është bërë e udhës dhe sjell probleme të tjera. Askush nuk e pranon kodin penal kur ka një situatë të rënduar familjare, ngritje zëri etj. Ashpërsimi i masave të sigurisë, duke marrë prindin, i cili është në marrëdhënie pune dhe e mban me masën arrest me burg, duke e dënuar, do sjellë një problem social, që do jetë mungesa e të ardhurave në familje. Mund të ketë një problem tjetër që mund të jetë ndjenja e hakmarrjes. Një person i cili e ka rrahur një herë dhe kur del nga burgu, duke pasur dhe një shkallë të ulët të arsimit mund ta rrahë dhe 5 herë më shumë në shenjë hakmarrje, apo mund ta vrasë fare. Pra jo domosdoshmërish masat e ashpra në kodin penal sjellin uljen e këtyre fenomeneve. Dhuna në familje është pasoja, duhet luftuar shkaku.

Top Channel

Read Entire Article