Gruri në Maliq mbetet në magazinë, çmimi bie “përtokë”, fermerët: Po na mbyt importi

4 months ago 32

Çmimi i grurit edhe këtë vit në juglindje të vendit është shumë i ulët, aq sa nuk justifikon koston e prodhimit. Një vit më parë një kilogram grurë shitej deri në 26 lek, këtë vit maksimumi shkon 22 lek për kilogram.

Ajo çfarë i shqetëson fermerët e fushës është mungesa e tregut dhe shumë më tepër se kaq sasia e madhe e grurit që vjen nga importi.

“Ska çmim, as kërkesë. Nuk vjen asnjë tregtar të kërkojë grurë, s’ia vlen të mbjellësh”, thotë fermeri Ervis Veri.

“Do ta mbajmë në magazinë me shpresë për tu rritur çmimi”, thotë fermeri Përparim Dulo.

“Kjo është një katastrofë për bujkun. Llogarit qiranë, plehrat, plugimin, mbjelljen”, thotë fermeri Femi Xhango.

Skënder Hamzaj është një nga fermerët e fushës së Maliqit shprehet se ka akoma të pa shitur sasi të grurit të dy viteve të fundit.

“Nuk ka fitim. Të marrësh rendiment maksimal, të jetë edhe çmimi 30 lekë. Ne që marrim tokat me qira nuk mbyllim dot shpenzimet”, thotë ai.

Në vitin 2023 në fushën e Maliqit kanë qenë të mbjella 4000 hektarë me grurë, ndërsa këtë vit 3300 hektarë. Ulja e sipërfaqeve ka ardhur për mungesë të tregut dhe çmimit shumë të ulët të grurit./vizionplus.tv

Read Entire Article