Edhe pse shënuam të parët në “Signal Iduna Park” përballë Italisë, kuqezinjtë nuk arritën të dilnin me pikë.
Goli i shënuar nga Bajrami në sekondën e 24-ërt të ndeshjes na krijoi iluzionin se mund të merrnim diçka pëërballë fqinjëve tanë, por Bastoni dhe Barella na prishën planet, duke na ndëshkuar dy herë brenda 5 minutave në pjesën e parë.
Megjithatë njeriu i ndeshjes në këtë sfidë nga UEFA ëhstë shpallur Federico Chiesa.
Ky i fundit nuk mund të thuhet se shkëlqeu, me anësorin, Mario Mitaj, që ja bëri jetën “ferr”, 26-vjeçarit, përgjatë 77 minutave të qëndrimit në lojë, mirëpo për saktësine prej 77% në pasime dhe me dy raste të shënuar, shumë pak për t’i akorduar një çmim të tillë, UEFA vendosi të nderojë “Të Kaltërin” e Spalletti.