Hafizi: Alarmi më i madh i kombëtares janë portierët

7 months ago 28
Reklamë

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare Astrit Hafizi e ka cilësuar alarmante situatën e portierëve në skudrën tonë përfaqësuese.

I ftuar në “Studio Sport” të moderatore Vilma Masha në Vizion Plus, Hafizi tha se duke parë që as Etrit Berisha dhe as Thomas Strakosha nuk po aktiviziohen në skuadrat e tyre, situata në portën kuqezi është alarmante.

Sipas tij portierët nëse nuk luajnë humbasin reflekset, pasi është tjetër gjë stërvitja dhe tjetër gjë ndeshja.

“Situata në portë është alarmante, asnjë nnga portierët nuk po aktiviziohet. Është ndryshe ku luan dhe ndryshe stërvitja, pasi në ndeshje duhet të dish dhe ku pozicionohesh”, tha Hafizi.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article