Harry Styles dhe Dua Lipa kryesojnë listën e të pasurve të revistës Heat për vitin 2024, me pasuritë e tyre mbresëlënëse që i shënojnë ata si artistët më të pasur britanikë nën 30 vjeç.
Këngëtari i njohur i “Golden” në të 30-at ka një pasuri prej 200 milionë paund, e ndjekur nga Lipa që ka grumbulluar 104 milionë. Në fakt, ky është viti i tretë që Styles del i pari në këtë listë.
Suksesi masiv i Styles është kryesisht për shkak të “Love On Tour” të vitit 2023, i cili u rendit si i pesti me fitimet më të larta të të gjitha kohërave. Renditja ndiqet nga emra të njohur si Tom Holland në vendin e tretë me 30.6 milionë funte, Lewis Capaldi në vendin e katërt me 30.4 milionë funte dhe ylli i “Stranger Things”, Millie Bobby Brown në vendin e pestë me 22 milionë funte. Në vendin e gjashtë vjen Sophie Turner me 18.5 milionë paund.
Harry Styles and Dua Lipa top rich list of British stars under 30 – with the Golden hitmaker boasting a net worth of £200 MILLION https://t.co/md2dOIBrig
— Daily Mail Celebrity (@DailyMailCeleb) October 30, 2024
Në listë përfshihen edhe emra të tjerë të ndritur të skenës britanike, si Dave me 13.9 milionë funte dhe Georgia Smith me 13.7 milionë paund, ndërsa në vendin e fundit të dhjetëshes është Asa Butterfield me një pasuri prej 10.7 milionë funtesh. Sektori i televizionit dhe sportit është i përfaqësuar me Tom Daley, kurorëzuar olimpiani më i pasur i Team GB falë një pasurie prej 4 milion £, ndërsa Molly-May Hague dhe Maya Jama janë respektivisht në vendin e 12-të dhe të 16-të.
Lista e artistëve të rinj më të pasur britanikë
- Harry Styles – 200 milionë funte
- Dua Lipa – 104 milionë funte
- Tom Holland – 30.6 milionë funte
- Lewis Capaldi – 30.4 milion £
- Millie Bobby Brown – 22 milionë funte
- Sophie Turner – 18.5 milionë funte
- Dave – 13.9 milion £
- Georgia Smith – 13.7 milion £
- Sam Fender – 13.1 milion funte
- Asa Butterfield – 10.7 milion £
/vizionplus.tv